Sherri mes çunave të Rilindjes për jahtin dhe disa mijëra euro, Paulin Ndreu thumbon sërish Auron Taren (FOTO LAJM)

Duket se akoma nuk është shuar debati mes "djemve të Rilindjes", shkak për të cilin u bë jahti "Maltese Falcon", i cili nuk u lejua të qendronte në portin e Durrësit për t'u furnizuar me karburant dhe ushqime nga agjencia në pronësi të bashkëshortes së Auron Tares.

Ky i fundit akuzoi Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare Paulin Ndreu për "mihalizëm" ndaj turizmit duke iu referuar ngjarjes së verës në Porto Palermo, pasi nuk lejoi qendrimin në port të jahtit luksoz, ndërsa Ndreu u përgjigj përmes disa postimeve rresht se në fakt "halli" i Tares nuk ishte turizmi poër disa mijëra euro që i humbën pasi kishte marrë përsipër furnizimin e jahtit me karburant dhe ushqime.

Por Ndreu nuk e ka lënë me kaq. Madje ai këmbëngul se reagimi i fortë i Auron Tares nuk lidhet me dashurinë e tij për turizmi por me xhepin.

Kështu, sëfundmi Paulin Ndreu ka publikuar një status në rrjetin social Facebook ku ka thumbuar sërish Taren ku shkruan:

"Jahtin Maltese Falcon që e mashtroi një agjensi se do e mbante 10 ditë ne portin e Durresit dhe ngritën furtunë ne gotë duke hedh baltë ndaj autoriteteve tona, nuk e pranojnë në portin e Limassol ne Qipro, dhe shikoni si sillet neper det pa pas asnje shans te hyjë ne port. Agjensia e Shqiptarit mashtrues tani do bejë status për kapitenerinë e portit të Limassol se janë Mihal edhe ata."

Ai ka publikuar edhe disa fotografi ku sipas tij duket itinerari i ndjekur nga Malteze Falcon, i cili nuk është pranuar as në portin e Qipros dhe ndaj qarkullon nëpër det pa mundur të ankorohet.

Ngjarja

Jahti luksoz "Falcon Maltese" u ankorua në portin e Durrësit më datë 3 prill të këtij viti, por qëndroi vetëm 24 orë dhe u largua pa marrë furnizim dhe ushqime.

Pikërisht për këtë largesë ka lindur edhe konflikti mes Paulin Ndreut, vëllai i ish-deputetit socialist Pjerin Ndreut dhe Auron Tares, ish-funksionar i lartë i qeverisjes së PS.

Tare akuzon Ndreun me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, se nuk lejoi ankorimin e jahtit në portin e Durrësit për interesat e tija personale duke e detyruar të largohet, gjë e cila sipas tij po dëmton turizmin shqiptar.

Nga ana e tij, Paulin Ndreu pretendon se Auron Tare ka gënjyer jahtin duke i premtuar se do të qendronte dy javë në port në një kohë krize si kjo e koronavirusit, ndërkohë që kalata duhej të qendronte e lirë.

Në thelb të debatit nuk është as turizmi dhe aq më pak mikpritja shqiptare, por një sasi e madhe parash që kompania që do të bënte agjentin e jahtit për furnizimin, e cila sipas Paulin Ndreut i përket bashkëshortes së Tares, humbi disa mijëra euro nga mos lejimi i jahtit të kalatë. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2020, ora 10:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori