Sherr në studio LIVE, ofendime të rënda mes Çanit dhe gazetarit të njohur
Pëlqej
Debati ka degraduar në fyerje personale në studion e “360 gradë” mbrëmjen e sotme pasi ka pasur një përplasje aspak të këndshme mes gazetarit Arian Çani dhe spikerit të lajmeve të Top Channel, Denis Dyrnjaja.

Çani u shpreh se integrimi i Shqipërisë në BE do të ketë kosto të larta për qytetarët dhe se ky fakt nuk duhet anashkaluar nga të ftuarit.

Por këtë Dyrnjaja se ka gjetur të arsyeshme dhe ndaj ka replikuar menjëherë: “Ti flet kot, ti nuk kupton nga politika e jashtme. Kur unë jepja lajme, ti sapo kishe ardhur nga Gjirokastra dhe haje patate të skuqura dhe pica”, i tha Dyrnjaja gazetarit Çani.

Ky i fundit iu përgjigj menjëherë duke i thënë: “Ti je feminor dhe debil. Je edhe idiot. Vazhdo kështu nëse do se kam të tjera për të të thënë ty po deshe o hajvan”.

Moderatrori ka tentuar ta shuajë këtë përplasje duke u kërkuar të mos ti bëjnë gjërat personale. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2018, ora 23:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori