Sherr në Sarandë, plagoset një person, një arrestohet dhe tjetri në kërkim
Dy persona në Sarandë kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të treti, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Sarandës, ku është konstatuar se ka marrë disa lëndime, por gjendja e tij shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën. Ndërkaq, policia arrestoi një agresor dhe shpalli në kërkim një tjetër.


Njoftimi i policisë:

Sarandë

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Q.GJ., 51 vjeç dhe ka shpallur në kërkim, shtetasin M.N., 33 vjeç, banues në Sarandë.

Më datë 21.05.2019, këta shtetas dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin A.H., i cili ka marrë disa dëmtime por në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Shtuar më 22/05/2019, ora 20:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori