Pas disa javësh qetësi, Kievi zgjohet nga shpërthimet

Shpërthime të shumta u dëgjuan mëngjesin e kësaj të diele në kryeqytetin ukrainas, në Kiev.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, përmes një postimi në Telegram.

“Disa shpërthime u dëgjuan në rrethet Darnutskyi dhe Dniprovskyi të Kievit. Shërbimet tashmë janë duke punuar në vend. Informacion më të detajuar do ketë më vonë”, u shpreh Klitschko.

Një gazetar i CNN që pa pasojat e shpërthimeve tha se një shpërthim në veri-lindje të Kievit krijoi një kolonë të trashë tymi në qiell.

Pati gjithashtu raporte për sulme me raketa rreth qytetit port të Odesa-s herët të dielën.