Sherr me thika, plagoset rëndë i riu në Shkodër
Pëlqej
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vaun e Dejes.

Mësohet se si pasojë e një sherri të momentit ka mbetur i plagosur me thikë Xhulio Rodestani.

Të rinjtë kanë nxjerrë thikat dhe Rodestani është plagosur nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit. /albeu.com/


Shtuar më 13/02/2018, ora 13:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori