Sherr me thika në qendër të Korçës, plagoset një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës, ku një person ka mbetur i plagosur. Sipas policisë persona identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije janë përplasur me njeri-tjetrin me mjete të forta dhe thika, ndërsa nga sherri është plagosur njëri prej tyre.

Burime bëjnë me dije se sherri ka nisur fillimisht në përplasje verbale por që ka degraduar në dhunë.

I plagosuri është transportuar menjëherë drejtë urgjencës ku po merr ndihmën e nevojshme mjeksore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetsore.
Shtuar më 16/06/2019, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori