Sherr me armë mes këngëtarëve, Cozman plagos Noizyn (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur përballë një hoteli në Prishtinë, dhe mediat kosovare shkruajnë se bëhet fjalë për dy këngëtarët Cozman dhe Noizy të cilët janë përleshur mes tyre.

Sipas “Telegrafit”, reperi Cozman ka plagosur me armë zjarri Noizyn.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar Cozman në Polici. Po ashtu, thuhet se Noizy mund të jetë plagosur, por pa rrezik për jetën.

“Rreth orës 17:00 ka ndodhur një përleshje me armë ku si pasojë është plagosur një person dhe tre të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor”, ka thënë për Telegrafin zëdhënësja e PK¬së, Flora Ahmeti.

Në videot e publikuara, shihet arrestimi i reperit Cozman. Megjithate, “Koha Ditore” shkruan se Noizy nuk ka qenë prezent në sherr./Albeu.com/

Shtuar më 13/09/2016, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori