Incidente në Çeki: Tifozët serbë dhe tifozët çekë tentojnë të sulmojnë tifozët kos
Sherr LIVE mes deputetëve PD-PS: Sa t’ju vijë SMS-ja ikni me vrap te kryetari
Deklarata që bëri sot ambasadori i SHBA-së Donald Lu, se 4 grupe kriminale dhe 20 familje kontrollojnë vendin, ka hapur diskutim shumë të madh kudo në media.

Por mbrëmjen e sotme në emisionin studion e Hapur në “News 24”, kanë debatuar me tonë të ashpra ish-ministri i Brendshëm në kohën e qeverisë Berisha, Flamur Noka dhe deputeti i PS-së Ulsi Manja.

Pjesë nga debati

Flamur Noka: Plaga është tek lidhja e politikës me krimin kjo është plaga që vuan sot shoqëria

Ulsi Manja: Ua the shqiptarëve dhe more 200 mijë vota më pak

Flamur Noka: Po se i bleve ti me ndihmën e bandave…Pas zgjedhjeve kryetari yt nuk buzëqeshte se e dinte që do i vinte kjo ditë

Ulsi Manja: Ai nuk buzëqeshte se ka përgjegjësi të madhe, çlidhje ka kjo që thoni

Flamur Noka: Jeni bërë lolo të krimit, me ju ardh një sms si kryetarit tuaj, ju ikni me vrap…

Ulsi Manja: Shqiptarët nuk na kanë dhënë kot 74 mandate, s’ke argument
Shtuar më 02/10/2017, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori