"Shengeni rajonal", Rama zbulon arsyen pse u bllokua tregu i përbashkët Shqipëri-Kosovë
Nga sot do të funksionojë tregu i përbashkët elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë, një projekt i nisur 10 vjet më parë, për të cilin kryeministri Edi
Rama zbuloi sot arsyen që e bllokoi zbatimin e saj për vite me radhë.
Sipas Ramës, vetoja e Serbisë për të njohur pavarësinë e rrjetit të transmetimit të Kosovës ka qenë arsyeja pse pas përfundimit të
projektit në vitin 2016, ai nuk mori jetë.
Për zgjidhjen e këtij ngërçi,
Rama ia atribuoi meritat të ashtuquajturit
Shengeni Ballkanik dhe iu përgjigj të gjithë kritikëve.
“U desh viti 2014 që qeveria jonë të fillonte zbatimin e këtij projekti madhor dhe e mbyllëm në 2 vjet, 2016.
Sot jemi 4 vite pas përfundimit të plotë të
projektit, kam qenë i pranishëm me Isa Mustafën kur kemi lajmëruar përfundimin e
projektit dhe linja nuk u vu në punë, për arsyen që duhet thënë sot dhe që mbase u shërben atyre që në mënyrë të verbër kundërshtojnë përpjekjen tonë të vazhdueshme për të integruar qasjen ndaj të ardhmes së rajonit.
Vetoja e Serbisë, ishte arsyeja e linja mbeti peng i një formaliteti, në kushtet e mungesës së një vullneti politik.
Kosova për 4 vjet s’mund të merrte një kod transmetimi nga rrjeti evropian i transmetimit se pala serbe pranonte ta njihte pavarësinë e rrjetit të Kosovës me kusht që të mbetej përsëri i varur nga Serbia.
Ky është
Shengeni rajonal. E përsëris, ky është
Shengeni rajonal.
Kështu zgjidhen problemet që kanë rëndësi shumë të madhe e mbeten peng i fjalëve të
mëdha, sherreve të
mëdha që ka penguar shqiptarë të shohin përtej hundës së tyre.
Ne arritëm që duke hapur rrugën e një ndërveprimi në rajon, e duke njëhsuar qasjen me ndihmën e mbështetjen e BE dhe SHBA sa i përket të ardhmes së rajonit ta heqim atë veto e të marrim mbrapsht këtë për të cilën sot jemi mbledhur, hapjen e vënien në funksion të këtij projekti që sic e thoshte paraardhësi im është një prej projekteve më të
mëdha mes dy shteteve tona”, tha
Rama.
Shtuar më 14/12/2020,
ora 11:46