Shembja e piramidës, protesta në Tiranë
Pëlqej
Një grup të rinjsh protestuan në mënyrë simbolike kundër prishjes së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”.
Në fasadën e rrjepur nga mermeri të godinës, ata vendosën parrulla kundër prishjes së objektit.

Disa të tjerë, mbanin në duar afishe ku shkruhej: “Piramida nuk është komuniste”. Qeveria ka deklaruar se do ta prishë Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, të cilën më parë kishte thënë se do ta shndërronte në teatër, sepse godina, sipas qeverisë, simbolizon komunizmin dhe varrin e diktatorit Hoxha.

Por këta të rinj siç duket edhe nga parrullat e tyre, mendojnë se godina ka vlera arkitekturore dhe si e tillë, ajo i përket të tërëve. Një tjetër protestë kundër prishjes së piramidës është paralajmëruar për ditën e nesërme.
Shtuar më 05/11/2010, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori