Shembet soleta, vdesin 3 persona
Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku tre persona kanë humbur jetën në qytetin e Gramshit. Mësohet se këta të fundit kanë qenë duke nxjerrë hekur në një ndërtesë tek godina e ish-rezervave të shtetit, në fshatin Bratilë të komunës Kodovjat.

Shembja e ndërtesës së amortizuar, ka zënë brenda saj 3 viktimat, Altin Elezin 37 vjec, Nazif Bojën 22 vjec dhe Dritan Hoxhollin 28 vjec.

Viktimat po tentonin të nxirrnin shufra hekuri, duke shembur soletën e ndërtesës, e cila i ka zënë poshtë, duke gjetur vdekjen e menjehershme.
Shtuar më 05/03/2011, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori