Mesditën e sotme ka nisur
shembja me ekskavator e
hotel Lubjanës në
Durrës që u shkatërrua nga tërmeti tragjik i së martës në mëngjes. Inspektorët e IKMT-së në orën 14:45 nisën punën për të rrëzuar hotelin.
Fillimisht u diskutua se mund të kishte një shembje me eksploziv, por kjo pistë ra duke pasur parasysh ndërtesat e tjera që ishin pranë.
Gradualisht po bëhet edhe
shembja e hotelit, ku fatmirësisht nën rrënoja nuk pati asnjë person, pasi dolën me shpejtësi.
Hotel Lubjana ishte ndërtuar pa leje në zonën e plazhit në
Durrës.
Shtuar më 01/12/2019,
ora 15:10