"Shembe edhe kryeministrinë, bëje me xham", Rama i përgjigjet ironisë së Fevziut
Pëlqej
Kryeministri Edi Rama i ftuar në Opinion, ka deklaruar se Teatri do të shëmbet pasi nuk ka asnjë parametër për t'u konsideruar i tillë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me faktin, se dikur Ministër Kulture, Rama këtë godinë e kishte futur në ansamblin muzeal, Kryeministri tha:

“E kam firmosur por kanë kaluar 20 vjet nga ajo periudhë”.

Edhe kryeministria mund të bëhet më e mirë me xham, me këtë argument shembe dhe atë- e ka ironizuar Fevziu.

Këtu nuk bëhet fjalë për ta shembur për çështje shije… nëse do t’i referohemi atyre që ne kemi bërë në këto 5 vite për trashëgiminë kulturore, është më shumë se 25 vite të marra së bashku-u shpreh Rama. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori