Britanikët letër të hapur qeverisë: Shqipëria vend i rrezikshëm, ka persekutim dhe trafik të qenieve njerëzore

Fenomeni i largimit masiv të shqiptarëve në rrugë ilegale me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar është bërë i njohur ndërkombëtarisht, me Britaninë që ka marrë masa strikte për të ndaluar hyrjhet ilegale nga vendi ynë.

Një grup organizatash civile ndërkombëtare kanë dërguar një letër zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar , për mes  ë cilës i kërkojnë që Shqipëria të hiqet nga lista e vendeve të sigurta.

Në letrën e dërguar nga rreth 40 organizata ndërkombëtare, shprehen shqetësimet për grupe shqiptarësh të cilët mund të jenë të rrezikuar në vendin e tyre dhe prandaj zgjedhin të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Letra u kërkon deputetëve të Britanisë të cilët nënshkruan një raport që e klasifikonte Shqipërinë si të sigurt, që të përdorin ndikimin e tyre për të refuzuar kthimin e shqiptarëve të cilët janë të rrezikuar nga persekutimi.

““I lutemi deputetëve të marrin në konsideratë rëndësinë e kësaj çështjeje, të reflektojnë mbi narrativat personale dhe të dhënat faktike të ofruara dhe të përputhen me qëndrimin tonë në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut të shtetasve shqiptarë. Ne kërkojmë që të përdorni ndikimin tuaj për të parandaluar që individët vulnerabël të rikthehen për t’u përballur me persekutimin, duke refuzuar klasifikimin e Shqipërisë si një ‘vend i sigurt’ brenda projektligjit aktual të Migracionit të Paligjshëm.”, thuhet më tej në letër.. UNHCR është e shqetësuar që lista përfshin Shqipërinë, pavarësisht udhëzimeve të vendit të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendimeve të gjykatave të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat pranojnë se grupe të caktuara të qytetarëve shqiptarë mund të jenë në rrezik të persekutimit.”1 Përcaktimi i një shteti. si një ‘vend i sigurt’ kërkon konfirmimin se “në përgjithësi në atë shtet nuk ekziston asnjë rrezik serioz i persekutimit të shtetasve të atij shteti”. Fatkeqësisht, Shqipëria nuk e plotëson këtë kriter. Vendi përballet me çështje të rënda si korrupsioni, trafikimi i qenieve njerëzore, dhuna e lidhur me bandat dhe diskriminimi ndaj komuniteteve të ndryshme duke përfshirë komunitetet LGBTQI, rom dhe egjiptian. Dështimi i vazhdueshëm i qeverisë shqiptare për të trajtuar në mënyrë efektive këto çështje është shqetësues. Shkalla e pranimit të kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar e vërteton më tej këtë pohim se Shqipëria nuk është në standartet e duhura”, shkruhet ndër të tjera në letrën adresyar qeverisë britanike./albeu.com/ .


Shtuar 14.06.2023 11:58