Shehi: Topi të hapë fondacion, të lërë politikën!
Dashamir Shehi
Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka deklaruar se ai dhe partia e tij nuk do të jenë pjesë e një koalicioni me partinë e re të presidentit Topi, e cila pritet të formohet së shpejti, njofton Portali Albeu.

"Ne si LZHK do të mbajmë qëndrimin tonë. Ne kemi bërë investimin tonë gjatë këtyre viteve dhe nuk do të ishte e logjikshme që t'ia fillonim nga e para me një formacion të ri", shprehet Shehi në një intervistë për Televizion Klan.

Sa i përket të ardhmes politike të presidentit Topi, Shehi merr shembullin e SHBA-ve ku presidentët nuk i rikthehen jetës politike pasi të kenë përfunduar mandatin.

"Në çdo vend të botës presidenti pas përfundimit të mandatit themelon një fondacion dhe vazhdon të kontribuojë në atë formë ndërsa Shqipëria ka një eksperiencë të keqe pasi ish-presidentët vazhdojnë të merren me politikë", ka thënë Shehi.

Ai më tej ka shtuar se do të ishte më mirë sikur Topi, pas përfundimit të mandatit si president të mos vazhdonte të merrej me politikë por të merrte drejtimin e ndonje fondacioni. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2012, ora 20:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori