Shehi: Qeveri tranzitore derisa të vendoset normaliteti në vend
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka thwnw se wshtw dakord me Bashwn dhe se duhet një qeveri tranzitore dhe më pas të realizohen zgjedhje të parakohshme.

“Efikase është protesta. Nuk ka më armë tjetër opozita. Ky parlament s’ka ndërmend të ndalë. Të huajt s’ndiejnë më shqetësim për kurrizin e shqiptarëve. Duan stabilitetin para demokracisë. S’po kërkojmë të bëjmë revolucion por të dalim në shesh si në Rumani, por që të kemi zgjedhje të lira e të ndershme.

Kërkojmë një qeveri tranzitore, nuk themi që zgjedhjet e parakohshme të jenë nesër. Është në qasje tjetër. S’themi ngrihur prift të ulet hoxha. Do bojkotohen shumë gjëra, protestë që do të zgjasë.

Protesta do të nisë në Janar. Nëse ishim të zotë do t’a ccojmë deri në fund. S’kemi pse na sqarojnë ambasadorët. Opozita nuk po kërkon pushtet në tavolinë”, deklaroi Shehi në emisionin ’45 minuta’ në Rerpot TV.
Shtuar më 17/01/2019, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori