"SHBA shton presionin mbi opozitën për Reformën në Drejtësi"
Mbetet ende për të parë se çfarë rezultatesh do të sjellë takimi i së henës mes Ramës dhe Bashës, takim që është parashikuar të zhvillohet në orën 17:00 në Pallatin e Kongreseve. Por kjo gjë nuk u ka shpëtuar as mediave të huaja, ndërsa Reforma në Drejtësi mbetet thelbi i asaj çfarë trumbetohet prej kohësh.

Agjensia e lajmeve “Associated Press” shkruan sot se SHBA ka shtuar presionin mbi opozitën shqiptare, që të pranojë draftin e Reformës në Drejtësi, në mënyrë që të nisin sa më shpejt negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Shkrimi i AP i referohet telefonatës së mbrëmshme që ndihmës-sekretarja amerikane Victoria Nuland, pati me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

“Edhe pse ka patur vizita të rregullta të zyrtarëve amerikanë dhe ambasadorit në selitë e të dyja partive, demokratët nuk e pranojnë draftin final, pavarësisht se ai është pranuar nga ndërkombëtarët”, shkruan “Associated Press”. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2016, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori