Zëri hedh hapat e parë, Gjiko publikon videon emocionuese (VIDEO)

Reperi i njohur, Gjiko, ka publikuar së fundmi një video mjaft emocionuese të vogëlushit të tij. Zëri tashmë ka filluar të hedhë hapat e parë dhe Gjiko nuk ka hezituar ta ndajë këtë me të gjithë. Bashkë me videon, reperi ka edhe një mesazh për të voglin.

“Sot i bone hapat e para. Në jetë ka me të ndodh që ki mu rrxu e ki mu qu shpesh herë, s’ka dert a bon hapa të mëdhej a të vegjël, me randsi o me hec përpara , jeta osht ni uëdhtim që s’bon kurrë mu ndal ❤️😭 të dua shishkano”, shkruan Gjiko.

Në postim nuk ka munguar as komenti i Elitës, e cila duket mjaft e entuziasmuar për vogëlushin e saj që po rritet.


Shtuar 14.04.2020 07:21