Pamje shokuese, oficeri i policisë hip mbi kofanon e një makine dhe i kërkon drejtuesit të ndalojë, ai nuk i bindet dhe e “fluturon” në ajër(VIDEO)

Një video shokuese e vitit 2021 është publikuar në rrjete sociale, që tregon momentin kur një i shpallur në kërkim në Carroll, lowa, iu largua me shpejtësi policisë, me një oficer mbi kofano, gjatënjë ndalese trafiku.

Videoja është regjistruar më 5 mars 2021. Në momentin që oficerët e policisë kanë kuptuar se personi që ndodhej në mjet ishte në kërkim, i kërkuan atij të ndalonte makinën.

Kur i dyshuari, Dennis Guider Jr., nuk iu bind policisë, oficeri Patrick McCarty doli përpara makinës.

“Ndalo makinën, ndaol makinën,” dëgjohet McCarty duke i thirrur Guider, i gjunjëzuar në kofanon e makinës me armën e tij në dorë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

Por Guider nuk ndaloi, ai shkeli gazin dhe u largua bashkë me oficerin mbi makinë, ndërkohë që një tjetër mjet policie po e ndiqte nga pas.

Ndjekja zgjati vetëm për rreth një minutë pasi Guider hyri në një gropë zhavorri dhe kaloi me makinë përmes një kanali ku McCarty humbi kontrollin, ra në tokë dhe u lëndua rëndë në shpinë.

Guider u deklarua fajtor në mars 2023, dy vjet pas ndjekjes fillestare.

Gjatë dënimit, avokati i Guider kërkoi nga gjyqtari masë më të dukë, duke argumentuar se McCarty nuk ishte trajnuar kurrë për të dalë përpara një makine në lëvizje.

Guider u dënua më 11 maj 5 vjet burg.


Shtuar 19.05.2023 09:34