Miratohet VKM për kreditë e buta, kush janë familjet që i përfitojnë

Personat që duan të aplikojnë për kredi të butë pranë Entit Kombëtar të Banesave duhet fillimisht që të aplikojnë në portalin ‘e-Albania’. Kjo pasi në vend janë mbyllur të gjitha sportelet e shërbimeve. Pra të gjitha familjet që kanë nevojë për strehim dhe që nuk kanë mundësi për të blerë shtëpi, mund të aplikojnë për subvenvcion të interesave të kredisë në e-Albania. Më pas në sistemin e banesave sociale dp të ngarkohet dokumenti perkatës për të kërkuar subvencion.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave në publikuar në fletoren zyrtare janë listuar të gjitha familjet që mund të përfitojnë nga kreditë e buta. Pas aplikimit familjet që përfitojnë subvencionimin e interesave të kredisë miratohet me vendim të këshillit bashkiakë.

VKM-ja e plotë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 47, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.453, datë 3.7.2019, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 3 bëhen ndryshimet, e mëposhtme:

a) Në fjalinë e parë, pas fjalës “… të shpronësuara …” shtohen fjalët “… dhe për familjet e punonjësve, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës …”;

b) Në fund të fjalisë së dytë shtohen fjalët “… program, i cili zbatohet për këto kategori familjesh nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave (EKB), si institucion publik i ngarkuar për zbatimin e këtij programi.”

2. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje: “3/1. Kufiri maksimal i kreditimit, sipas strukturës së familjes, llogaritet sipas formulës në lidhjen 1, bashkëlidhur këtij vendimi, bazuar në:

a) çmimet mesatare të shitblerjes së banesavenë treg, sipas aktit nënligjor në fuqi, që përcakton vlerat mesatare të shitblerjes së banesave në treg; b) sipërfaqen e apartamentit, që përfiton familja, bazuar në normat e strehimit në fuqi.”.

2. Në fund të shkronjës “b”, të pikës 8, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: “Disbursimi i fondeve për subvencionim në këtë rast bëhet nëpërmjet Entit Kombëtar të Banesave.”.

4. Pika 16 ndryshohet, si më poshtë vijon:“

16. Individi/familja, që kërkon për subvencionimin e interesave të kredisë, ngarkon në portalinqeveritar “e-Albania”, në sistemin e banesave sociale, dokumentacionin, që lidhet me plotësimin e kushteve të përgjithshme. Lista e familjeve, që plotësojnë kushtet e subvencionimit të interesave të kredisë miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.”.

5. Pas pikës 16 shtohet pika 16/1, me këtë përmbajtje:“16/1. Familjet qiramarrëse në ish-pronë private ngarkojnë në portalin qeveritar “e-Albania”, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave, dokumentacionin, sipas shkronjës “b”, të pikës 18, të këtij vendimi. Miratimi i listave të familjeve, që plotësojnë kushtet për të përfituar kredi me interes 0 (zero) % miratohen me vendim të komisionit të kredisë të ngritur pranë EKB-së.”.

6. Në pikën 17 bëhen ndryshimet e mëposhtme:a) Pas fjalëve “… me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore … “ shtohen “… apo me vendim të komisionit të kredisë të ngritur pranë EKB-së …”; b) Fjala “… përfitimin …” zëvendësohet me “… dhënien …”.7. Pika 18 ndryshohet, si më poshtë vijon: “18. Për efekt të përfitimit të subvencionimit të interesave të kredisë, veprohet, si më poshtë vijon: a) Individët/familjet, që do të miratohen me vendim të këshillit të njësisë vetëqeverisjes vendore, paraqesin kërkesën në portalin qeveritar “e-Albania”, në sistemin e banesave sociale, duke ngarkuar deklaratën për dhënien e pëlqimit për përdorimin e të dhënave personale, si dhe për të ngarkuar dokumentacionin e përcaktuar në pikën 16, të vendimit nr.384, datë 12.6.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve e të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”;

b) Individët/familjet me statusin e qiramarrësit në ish-pronë private, të cilët përfitojnë kredi me 0 (zero) % interes në vit, paraqesin kërkesën në portalin qeveritar“e-Albania”, në sistemin e Entit Kombëtar të Banesave, duke ngarkuar dokumentacionin, si më poshtë vijon:i. Autorizim ose dokument të lëshuarnga ish-Komiteti Ekzekutiv i lagjes/Këshilli Popullor i lagjes; ii. Certifikatë apo vërtetim pronësie në favor të pronarit ose vendim gjykate, në të cilin vërtetohet se prona i është kthyer pronarit të ligjshëm dhe 8531 qytetari është i pastrehë; vërtetim negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përkatëse, që, në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, sipas certifikatës të gjendjes familjare të datës 1.12.1992, nuk figuron banesë e regjistruar ose në proces regjistrimi; iii. Vërtetim nga organet tatimore se asnjë anëtar i familjes, që përfiton kredi të lehtësuar, nuk është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, si biznes i madh; iv. Certifikatë e gjendjes familjare të datës 1 dhjetor 1992 dhe ajo aktuale; v. Adresa e banesës dhe emri i pronarit të banesës.

c) Familjet e punonjësve, që kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, të cilët përfitojnë kredi me 0 (zero) % interes në vit, plotësojnë dokumentacionin, si më poshtë vijon: i. Certifikatë e gjendjes familjare aktuale; ii. Vërtetim negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës e vendit ku banojnë, që, në emër të kryefamiljarit dhe të anëtarëve të tjerë të familjes, nuk figuron pronë e regjistruar apo në proces regjistrimi;iii. Lista e miratuar nga Ministria e Brendshme dhe e shoqëruar me dokumentacionin e plotësuar i përcillet Entit Kombëtar të Banesave, i cili shqyrton dokumentacionin për të vazhduar me procedurat e kreditimit.”.8.

Në pikën 19, pas fjalës “… vendore …” shtohen fjalët “… ose me vendim nga komisioni përkatës i ngritur pranë EKB-së, në varësi të programeve të kreditimit që zbatohen …”.9. Në fund të fjalisë së parë, të pikës 23, shtohen fjalët “… si dhe sipas listës së dërguar nga EKB-ja.”.10.Pika 24 ndryshohet, si më poshtë vijon:“24. Individët/familjet e miratuara me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, për të përfituar nga programi i kreditimit, duhet të kujdesen për gjetjen e blerjen e një banese në treg të lirë. Afati maksimal për kryerjen e procedurave të përfitimit të kredisë është 18 (tetëmbëdhjetë) muaj nga data e protokollimit të listës emërore pranë institucionit, që monitoron subvencionimin e interesave të kredisë. Individi/familja, që ende nuk ka gjetur banesën, njofton nëpërmjet postës elektronike, çdo 6 (gjashtë) muaj, institucionin financiar dhe, nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania”, institucionin që monitoron subvencionim e kredisë për shfaqjen e interesit dhe pamundësisë së tij për gjetjen e banesës. Me mosdërgimin e këtij informacioni çdo 6 (gjashtë) muaj, veprohet sipas pikës 12, të këtij vendimi. Njësitë e vetëqeverisjes vendore njoftojnë menjëherë individët/familjet e miratuara për fillimin e afatit, brenda të cilit duhet të kryejnë procedurat për përfitim kredie.”.

11. Pika 25 shfuqizohet.

12. Fjalia hyrëse e pikës 26 ndryshohet, si më poshtë vijon:“Në rast se familja nuk paraqet kërkesë për shtyrje, sipas afateve të përcaktuara në pikën 24, të këtij vendimi, veprohet, si më poshtë vijon:”.

13. Pas pikës 26 shtohet pika 26/1, me këtë përmbajtje:“26/1. Individët/familjet e miratuara për të përfituar kredi me interes 0 (zero) %, duhet të kujdesen për gjetjen e blerjen e një banese në treg të lirë. Këto familje vazhdojnë të qëndrojnë në listë pritjeje deri në kryerjen e procedurave të kreditimit dhe të lidhjes së kontratës me institucionin financiar për përfitimin e kredisë.”.14. Pika 28 ndryshohet, si më poshtë vijon:“

28. “Lista e individëve/familjeve, e miratuar me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, sipas lidhjes 2 bashkëlidhur këtij vendimi, i dërgohet institucionit financiar me të cilin është nënshkruar marrëveshja.”.15. Pas pikës 28 shtohet pika 28/1, me këtë përmbajtje:“28/1. Lista e familjeve qiramarrëse, që banojnë në banesa, pronë e subjekteve të shpronësuara, e miratuar me vendim të komisionit të vlerësimit në EKB, i dërgohet institucionit financiar me dokumentacionin, si më poshtë vijon:a) Kopje e certifikatës familjare të datës 1 dhjetor 1992;b) Emri, atësia, mbiemri i kryefamiljarit, struktura e apartamentit dhe vlera e kredisë, që përfiton familja, sipas certifikatës familjare të datës 1 dhjetor 1992; c) Në rastet kur kryefamiljari, emri i të cilit i është përcjellë institucionit financiar, sipas shkronjës “a”, të kësaj pike, ka ndërruar jetë, institucioni financiar vijon me procedurat e përfitimit të kredisë, duke pasur parasysh certifikatën familjare të datës 1 dhjetor 1992, të vënë në dispozicion nga EKB-ja.”.

16.Pas shkronjës “b”, të pikës 36, shtohen shkronjat “c” e “ç”, me këtë përmbajtje c) mangësi apo të meta në dokumentacionin e dosjes së familjes përfituese;ç) subvencionimi i interesave ndërpritet edhe në rastet kur të ardhurat e individit/familjes, që nga momenti i miratimit të tij nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe deri në miratimin e kredisë nga institucioni financiar janë rritur më shumë se 1.2 e të ardhurave fillestare. Në rast se institucioni financiar nga dokumentacioni konstaton se individi/familja ka raportuar të ardhura më të larta sesa niveli i përcaktuar në ligjin nr.22/2018, “Për strehimin social”, njofton, brenda 3 (tri) ditëve pune institucionin zbatues. Për zbatimin e këtij detyrimi nga institucioni financiar, institucioni që zbaton programin i dërgon këtij të fundit nivelin e të ardhurave maksimale për çdo strukturë familjare sipas qarqeve.”.

17. Në pikën 38, pas fjalëve “… ministria përgjegjëse për strehimin … “ shtohet emërtimi “Enti Kombëtar i Banesave”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare/albeu.com


Shtuar 3.05.2022 19:59