Një i ri është parë duke ecur fare i qetë rrugëve të Bronxit, pavarësisht se në dorë mbante një pushkë automatike në mes të ditës.
Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë në Webster Avenue gjatë të enjtes, duke mbajtur pushkë automatike në dorë.
Pamjet e tij i ka publikuar policia e Nju Jorkut, ku shihet ky person i veshur me xhinse dhe bluzë të kuqe, dhe duke u sjellë normalisht.
Për fat të mirë ai nuk ia ka drejtuar armën askujt dhe nuk është raportuar për ndonjë të lënduar, por veprimi i tij ka shkaktuar frikë dhe
alarm për organet e sigurisë.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 10:33