E FUNDIT/ Kreu i opozitës komunikim të jashtëzakonshëm me median
SHBA gati për dënimin e radhës ndaj Turqisë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin sanksione të reja kundër Turqisë nëse prifti Andrew Branson nuk do të lirohet, tha sot Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin.

Ndërsa, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha në një takim të Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë se Turqia "nuk u tregua mik i mirë" ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prifti Andrew Branson akuzohet në Turqi për pjesëmarrje në grusht-shtetin e dështuar në vitin 2016 dhe aktualisht është në paraburgim shtëpiak. Ai kaloi më shumë se dy dekada në Turqi.

Turqia vitet e fundit vazhdimisht është akuzuar nga organizatat ndërkombëtare për shkelje e të drejtave të njeriut.

Gjithashtu, politika e jashtme turke vazhdimisht ka qenë e acaruar edhe me shtete të tjera të BE-së si Holanda dhe Gjermania.
Shtuar më 17/08/2018, ora 08:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori