SHBA dhe Angli: Shënjestra e radhës Ahmadinexhad.
Pas zhdukjes së Osama Bin Laden , Gaddafit tashmë dy nga supërfuqitë botërore SHBA dhe Angli po përpiqen të heqin qafe edhe presidentin iranian Mahmud Ahmadinexhad.

Sipas mediave amerikane dhe angleze kjo gjë mund të arrihet nga një plan që është hartuar nga këto dy vende.

Plani për sulmin ndaj këtij vendi vjen me idene se aty prodhohen armë bërthamore. Nisja e punës nga ekipet ushtarake për hartimin e planit të sulmit ka filluar pas konfirmimit të lajmeve nga shërbimet inteligjente për praninë e armëve të shkaërrimit në masë. Dyshohet se Irani ka sasi të mjaftueshme uraniumi për tëė prodhuar deri në 4 armë bërthamore.

Vëmendja e SHBA dhe Anglisë është kthyer drejt Iranit pas përfundimit të konfliktit në Libi. Presidenti Barak Obama ka deklaruar se programi bërthamor i Iranit vazhdon të jetë një kërcënim për botën dhe sidomos për vetë vendet e Lindjes së Mesme.

Mediat e dy vendeve raportojnë se një pjesë e planit është vënë në zbatim prej kohësh. Një numër i madh forcash të dy vendeve ndodhet i dislokuar në Afganistan dhe në Irak, dy vende që kufizojnë gjeografikisht pjesën më të madhe të kufirit të Iranit. Ndërsa mbështetja me luftë-anije dhe areoplanmbajtëse duket se do të jetë në bregdetin e Izraelit.

Në hartimin e planit të operacionit duket se janë ftuar dhe shërbimet inteligjente të Rusisë dhe Kinës. Mësohet se dje është bërë prova e parë e hedhjes së një rakete me mbushje bërthamore nga Izraeli për në Iran. Raketat janë të vendosura në zonat ushtarake të Izraelit dhe synojnë të parandalojnë në kohë një sulm të mundshëm nga shteti islamik./albeu.com/
Shtuar më 03/11/2011, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori