SHBA bombardon ISIS-in në Irak (VIDEO)
Pëlqej
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulm ajror kundër militantëve të ISIS në Irak.

Këtë informacion e ka konfirmuar sekretari i shtypit i Pentagonit.

Ai tha se dy avionë luftarakë hodhën bomba pranë Erbilit, kryeqyteti i krahinës kurde të Irakut duke shkatërruar artilerinë që ISIS po e përdor kundër kurdëve dhe personelit të SHBA’së.

Sulmi ka ardhur pas paralajmërimit të Obamës se do të niste sulme ajore kundër grupit radikal ISIS. /albeu.com/


Shtuar më 08/08/2014, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori