Interi ndaj Liverpoolit një test i vërtetë evropian, me Napolin ndeshje për Scudetto

Ndeshja e dyfishtë ndaj Liverpoolit në Champions League është një test evropian i nivelit absolut.

Interi ka pothuajse një dekadë që nuk ka arritur fazën eliminatore. Por një nga prioritetet kryesorë të klubit ziklatër këtë sezon është fitimi i kampionatit për të dytën herë rrjesht, kështu do të arrihej edhe ylli i dytë mbi stemë.

Kjo është arsyeja pse ndeshja kundër Napolit në Maradona përfaqëson ndeshjen e ndeshjeve, një përballje e cila edhe pse me mungesa të rënda dhe në mes të një vorbulle prej shumë ndeshjesh, zikaltërit nuk duhen të dalin me kokën ulur.

Pa Bastonin i cili është i dëmtuar dhe po rikuperohet me shpejtësi për ndaj Liverpoolit, me Correan dhe Gosens në infermieri dhe pas sfidave me Milanin dhe Romën, Interi duhet të shtrëngojë dhëmbët dhe të sfidojë Napolin si kryesues që është. Do të ishtë një test i jashtëzakonshëm, një mesazh përfundimtar për kampionët.

Pas Napolit dhe Liverpoolit, kalendari i zbutë rrugën zikaltërve me Sassuolon, Genoa dhe ndaj Milanit përsëri por këtë herë në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, e më pas në kampionat përballë Salernitanës.

Me pak fjalë, duke përjashtuar ndeshjen e Kupës ndaj Milanit, Inter duhet t’i japin gaz dhe të fitojnë terren dhe të përpiqen të krijojnë distancë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.02.2022 07:50