Shatërvani 200 mijë euro është tharë nga mungesa e ujit (VIDEO)
Bashkia e Vlorës inauguroi me nxitim një shatërvan përballë stadiumit “Flamurtari”, vetëm pak ditë para zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Një investim që u mirëprit nga banorët e zonës, por që çuditërisht zgjati shumë pak dhe rezultoi jofunksional. Në Gazetën SHQIP ka mbërritur një denoncim me foto dhe video nga qytetarët, të cilët thonë se aktualisht shatërvani është jashtë funksionit.

Sipas denoncimit, shatërvani, i cili u kushtoi vlonjatëve 200 mijë euro, funksionoi vetëm pak ditë, sa për të mbajtur gjallë atmosferën e fushatës.

“Në muajin qershor, disa ditë para zgjedhjeve, Z.Leli ,kryebashkiaku i Vlorës inauguroi shatervanin e ri të qytetit përballë stadiumit “Flamurtari”, Vlorë. Ky shatërvan funksioni vetëm pak ditë. Pas inaugurimit, një investim mbi 200,000 Euro, rezultoi jofunksional”, thuhet ndër të tjera në denoncimin e mbërritur në redaksinë e Gazetës SHQIP.

Siç shihet edhe nga video, uji duhet të dilte nga sheshi, aty ku sot janë rivendosur vijat e bardha.

Pra kemi të bëjmë me një shesh-shatervan, por që tashmë nuk nxjerr ujë.

Shpresojmë që ky denoncim i mbërritur në redaksinë tonë do të gjejë zgjidhje nga organet e qeverisjes vendore në Vlorë.
Shtuar më 12/08/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori