Arrestohet në Manzë 28-vjeçari i shpallur në kërkim për kultivimin e 106 bimëve kanabis

Policia ka arrestuar në Manëz një 28-vjeçar nga Kruja për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në muajin korrik 2020.

Njoftimi i policisë:

Manzë, Durrës

Ishte shpallur në kërkim, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kultivimit të 106 bimëve kanabis.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim:

F. L., 28 vjeç, banues në Luz, Krujë, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 106 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Likmetaj, Ishëm, të cilat janë gjetur gjatë kontrollit nga Policia, në mujin korrik 2020.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com


Shtuar 31.10.2022 16:10