Çifti kanë thyer rregullat duke shkuar në vizitë te familja e Duas.
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid u fotografuan duke shpërfillur rregullat e bllokimit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar ndërsa vizituan shtëpinë e prindërve të saj për darkë të martën në mbrëmje, shkruajnë mediat e huaja.
Fotografitë në të cilat shfaqen duke zbritur nga një veturë e zezë tani po qarkullojnë kudo.
Gjatë kësaj periudhe kujtojmë se Dua ka qenë në kontakt me miqtë dhe familjen në mbarë botën përmes aplikacionit Facetime dhe thirrjeve telefonike.