"Shala e kalit të Saimir Tahirit kushton 7500 euro"

Pëlqej
Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet më në fund të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Sot Tahiri me anë të disa fotove në rrjetet, tregoi se si po e kalonte ditën.

Nga fotografitë duket se është shumë i relaksuar teksa kalëron, dhe nuk e ka mendjen fare tek vendimi që do të marrë gjykata për të.

Partia Demokratike me anë të nën kryetarit Edi Paloka shkruan se Tahiri bën show me kalë mbi shalë 7.500 euro

“Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar! Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…”, shkruan më tej Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2018, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori