EMRI/ Ekstradohet nga Tirana në SHBA shtetasja amerikano-kanadeze

Po nga Interpol Tirana është ekstraduar Drejt SHBA-së shtetasja Amerikano-Kanadeze , Lyda Yolanda Harris.

Interpol Tirana në bashkëpunim me zyrën e ARSO-I pranë Ambasadës Amerikane në Tiranë kryen ekstradimin e shtetases Lyda Yolanda Harris drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ju dorëzua Marshall-ëve Amerikanë . Arrestimi i saj u krye në vendin tonë në muajin gusht 2021, nga njësia policore speciale “Joint Shield”, në bashkëpunim me Interpol Tiranën , me qëllim ekstradimi për në SHBA.

“Ky subjekt ishte shpallur në kërkim nga autoritetet amerikane, pasi Gjykata e Distriktit Jugor të Kalifornisë, ka lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar të datës 28.07.2021, për kryerjen e veprës penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”, parashikuar nga titulli 18 i Kodit Penal të SH.B.A-ve, seksioni 1962 (d)”, thotë policia.

Mbështetur në Traktatin Dypalësh të Ekstradimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u bë ekstradimi nga Shqipëria në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Shtuar 14.11.2021 14:20