Sgarbi mesazh ngushëllues Ramës për humbjen e nënës: Të jam pranë!
Personaliteti i shquar i artit italian, Vittorio Sgarbi ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e kryeministrit Rama.

Më një shënim në gazetën e njohur italiane ”Corriere della Sera”, Sgarbi shkruan se ai është pranë kryeministrit Rama në këto momente të vështira për të.

“Dashurinë për Italinë dhe shpirtin italian të Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, ia njohim të gjithë dhe i jemi mirënjohës për ndihmën ndaj Italisë, që është edhe e tij, në kohë të vështira, me fuqi të kufizuara, por plot zemërgjerësi. Për këtë, Vittorio Sgarbi i është pranë, e të gjithë italianët e tjerë mirënjohës, në çastet e humbjes së nënës së tij të jashtëzakonshme, që i mëkoi dashurinë për bukurinë”, përfundon ai.

Nëna e kryeministrit, Aneta Rama ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm në shtëpinë e saj në rrugën Muhamet Gjollesha, ndërsa u përcoll po të shtunën për në banesën e fundit. /albeu.com/


Shtuar më 02/08/2020, ora 21:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori