VIDEO/ Bie zjarr në katin e katërt të Spitalit Rajonal Shkodër, nuk ka të lënduar

Kati i katërt i Spitalit Rajonal në Shkodër është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:05.

Sipas policisë zjarri ka rënë në një nga  dhomat e Repartit të Kirurgjisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental./Albeu.com/


Shtuar 22.04.2023 08:30