Sërish protestë në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Fullanit
Pëlqej
Ashtu sikurse dje, një tjetër protestë është thirrur përmes rrjeteve sociale për dorëheqjen e guvernatorit të Bankës, Ardian Fullani.

Shoqëria Civile ka paralajmëruar sot një protestë, për të kërkuar dorëheqjen e Fullanit. Ajo është parashikuar të nisë në orën 12:00, përpara zyrave të Bankës së Shqipërisë, në sheshin “Avni Rustemi”.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Guvernatorit, pas zbulimit të skandalit për vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve nga thesari i Bankës. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori