Sërish krim në familje, burri vret gruan
Një tjetër krim brenda familjes është shënuar gjatë natës së kaluar, këtë radhë në qytetin e Tropojës ku burri ka qëlluar me armë gruan e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Luzh ku Xhemal Abazi pas një zënke me gruan e tij e ka qëlluar me armë atë duke e lënë të vdekur.


Pas këtij akti autori është vetëdorëzuar në polici, ku ka pranuar se e ka vrarë të shoqes pasi kjo e fundit e kishte kundërshtuar gjatë debatit që kishin pasur. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2012, ora 09:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori