E FUNDIT/ Lëkundet përsëri vendi, mësoni epiqendrën
Sërish humbje e madhe për artin shqiptar: Ndërron jetë "Coli" (FOTO LAJM)

Shpëtim Zani, i njohur për publikun shqiptar edhe me rolin e “Colit” në filmin “Debatik”, është ndarë nga jeta ditën e sotme, si pasojë e një ataku kardiak.

Kanë qenë miqtë e tij në rrjetet sociale, ata që bënë të ditur lajmin e trishtë për ndarjen e parakoshme nga jeta.

Shpëtim Zani ka luajtur vetëm një rol në jetën e tij, por u shndërrua në një personazh shumë të dashur për publikun shqiptar.

Ishte regjisori i mirënjohur Hysen Hakani, ai që e përzgjodhi Zanin në rolin e Colit në vitin 1960.

Coli” ishte një jetim i varfër që arrin të lajmëroi mësuesin komunist që ishte në kurth, ndërsa vritet në një moment tensioni.

Vetëm pak ditë më parë, arti shqiptar humbi edhe një tjetër figurë të rëndësishme, si regjisori Gjergji Xhuvani, i cili u nda ndërroi jetë në një spital në Romë, ndërsa prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
Shtuar më 22/08/2019, ora 17:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori