Serial killer, zbulohen krimet e tmerrshme të ushtarakut qipriot (FOTO LAJM)

Qipro është tronditur nga zbulimi i një vrasësi serial, pjestar i forcave të armatosura të vendit që mban gradën Kapiten.

Nikos Mexasa dyshohet se ka vrarë të paktën tre persona deri më tani, trupat e të cilëve i ka hedhur në një lum. Ai akuzohet se vrau dy gra me origjinë nga Filipinet pasi kreu marrëdhënie seksuale me si edhe një vajzë 6 vjeçare, raporton Albeu.com.

Policia dyshon se ai është një killer serial dhe ka kryer krime të tjera të ngjashme.

Vrasësi i përshkroi policisë se si i kishte vrarë viktimat dhe më pas i kishte lidhur për t'i hedhur në lum duke i vendosur edhe nga një gurë me qëllim fundosjen.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik vendas pasi nuk dihet se sa është numri i saktë i viktimave të kapitenit qipriot. /albeu.com/
Shtuar më 22/04/2019, ora 12:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori