Kufijtë e Kosovës duhet të ndryshojnë dhe për këtë ndryshim
Serbia duhet të bëjë propozimin. Kështu ka thënë Erhard
Busek, ish-zv/kancelar i Austrisë dhe shefi i fundit i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore.
Në një intervistë për “Novi Magazin”, ai thënë se është i vetëdijshëm se ndryshimi i kufijve nuk do të gjente përkrahjen nga shumica e vendeve anëtare të BE-së dhe SHBA-të, por sipas tij kjo është
zgjidhja e vetme.
“Brukseli dhe Uashingtoni thonë se kufijtë nuk mund të ndryshohen, mirëpo, nëse për këtë gjë do të merreshin vesh Prishtina e Beogradi ata do të pajtoheshin me një ide të tillë”, ka thënë
Busek.
“Është e domosdoshme që deri të
zgjidhja të arrihet me mirëkuptim të ndërsjellë, një lloj procesi të pajtimit, i cili sigurisht se do të ishte i vështirë, por është më rëndësi që proceset e tilla të nisin”, ka thënë
Busek. /albeu.com/
Shtuar më 31/08/2011,
ora 19:12