Serbia kërkon "Dejton" për Kosovën?
Në qarqet e qeverisë së Serbisë po qarkullon ideja e propozimit për mbajtjen e një konference ndërkombëtare të tipit të Dejtonit, në kuadër të përpjekjeve për të zgjidhur problemin me Kosovën.

E përditshmja Novositi shkruan mundësi të tillë e ka përmendur, në fakt, edhe zv/kryeminsitri serb Ivica Daqiq.

“Më së miri është të organizohet një konferencë ndërkombëtare në të cilën do të hapej tema e ekzistimit të dy Kosovave – një serbe e një shqiptare – dhe se si do të vinimin deri tek një kompromis historik”, ka thënë Daqiq.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka folur për një “përmbyllje historike të së kaluarës me Serbinë”.

BE-ja nuk e ka ndërmend të nisë dialog pa e dashur palët, por në Beograd ka përkrahje për këtë, kurse ne Prishtinë politika është e ndarë. Gjermania dhe Franca mendohet se do të mund të ishin organizatorë të një konference ndërkombëtare për Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2011, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori