Serbët provokojnë me të shtëna armësh
Një grup serbësh të rebeluar të dielën mbrëma kanë ardhur deri tek ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke provokuar shqiptarët në pjesën jugore të qytetit, përmes të shtënave me armë zjarri, mjete piroteknike, si dhe duke brohoritur “Serbia-Serbia”, njofton Kosovapress.

Serbët kanë qëndruar matanë urës mbi lumin Ibër për 15 minuta dhe janë larguar, ndërkohë që e tërë situata është vëzhguar nga pjesëtarët e KFOR-it dhe policia e Kosovës.

Provokimi nga ana e serbëve të rebeluar ka ardhur pasi që Serbia ka fituar për herë të parë titullin e kampionit të Evropës në volejboll, konkurrenca e femrave.

Ndryshe, bandat kriminale serbe natën e kaluar kanë betonuar barrikadën e ngritur në cepin verior të urës mbi lumin Ibër, si dhe kanë ngritur një tjetër barrikadë në zonën neutrale të Jarinjes, nga ana e Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2011, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori