Ja shteti paralel në veri të Kosovës (VIDEO)
Pëlqej
veri të Kosovës vazhdojnë të jenë të instaluara strukturat paralele ilegale të Serbisë.

Pavarësisht se Marrëveshja e Brukselit e detyron Serbinë të shuajë institucionet paralele në Kosovë, menjëherë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, kjo nuk ka ndodhur as pas nëntë muajve prejse janë konsoliduar institucionet e reja kosovare në katër komunat në veri të Kosovës, transmeton TCH.

Zotimi i shtetit të Kosovës në Bruksel se do të pranojë të transferohen të gjithë punonjësit e strukturave paralele, është problematik për buxhetin e shtetit të Kosovës, pasi Serbia ka rritur tej mase numrin e punonjësve që duhet ti paguajë Prishtina.

Aktualisht në veriun e Kosovës, funksionojnë dy palë institucione, që janë nën kontrollin e dy shteteve të ndryshme.

Kryetarët e komunave me popullësi serbe ka shumë raste që as që i bindën fare institucioneve të Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori