Serbët bllokojnë KFOR-in në veri
Serbët të hënën në orët e hershme të mëngjesit kanë bllokuar kalimin e mjeteve transportuese të KFOR-it në Zveçan, të cilat ishin nisur drejt vendkalimit kufitar Jarinjë.

Ndalimi i karvanit të KFOR-it është ndaluar rreth orës 05.00 të mëngjesit, me arsyetimin se nuk lejohet sipas marrëveshjes që të kalojnë mjete dhe makineri e rëndë transportuese. Siç thanë përfaqësuesit serbë, moslejimi i kalimit të tyre në urën në dalje të Zveçanit u bë për shkak se KFOR-i “nuk është marrë vesh me liderët e vetëqeverisjes në lokale në veriun e Kosovës”.

Në kolonën e mjeteve transportuese të KFOR kanë qenë dy transportues “Hummer”, një makinë speciale “Pik-up” dhe një vinç, që i takonin trupave amerikane. Pas ndalesës së tyre dhe moslejimit për të kaluar, trupat e KFOR-it janë kthyer në drejtim të Mitrovicës Jugore, bëjnë të ditur agjencitë e lajmeve.

KFOR nga ana tjetër, ka bërë të ditur se mjetet dhe makineria e rëndë ishte dedikuar për të sanuar urën në Lozhishtë në rrugën midis Zveçanit dhe Leposaviqit, e cila çon drejt Jarinjës.

KFOR nëpërmjet një komunikate ka përsëritur kërkesën se ka nevojë për lëvizjen e lirë të plotë të mjeteve të saj, përfshirë edhe makinerinë e rëndë.
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori