Sequi: Shqipëria, nivel të ulët punësimi
BE vlerëson si të ulët nivelin e punësimit në Shqipëri, krahasuar me vendet e tjera të Europës. Gjatë prezantimit të projektit mbi zhvillimin e burimeve njerëzore në Shqipëri, ambasadori i Bashkimit Eurpian në vendin tonë Ettore Sequi vuri theksin tek trajnimi i administratës publike, si një përgjigje ndaj sfidës për të zgjeruar tregun e punës në vendin tonë.


Projekti për zhvillimin e burimeve njerëzore në Shqipëri ka një vlerë prej 3 milionë euro, i financuar nga BE ai synon të përmirësojë, forcojë kapacitetet njerëzore që veprojnë në tregun e punës në saj të trajnimeve të mbështetura nga ekspertët ndërkombëtar. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2012, ora 11:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori