Sequi, axhenda dixhitale me rëndësi për KE
Ambasadori i Bashkimit Evropian Ettore Sequi ka deklaruar se axhenda dixhitale është me rëndësi për Komisionin Evropian.

Këtë deklaratë ambasadori e dha në "Konferencën për Teknologjinë Dixhitale" që u organizua gjatë ditës së sotme në Tiranë

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se teknologjia dixhitale bën të mundur që të kapet koha e humbur, si dhe të ofrohen për qytetarët shërbime më të mira.

Teknologjia dixhitale është e rëndësishme për të vendosur gjithashtu në themel të veprimtarisë sonë transparencës si kusht i të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë. Vendet tona janë që të gjitha të detyruar të rendin në orbitën e globalizmit dhe në këtë kontekst teknologjia dixhitale është jetike në mënyrë që të ecim së bashku me tik takun e orës globale” ka theksuar Berisha.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se Shqipëria ofron një eksperiencë ndër më uniket në Europë dhe botë dhe unikaliteti i saj qëndron në faktin e hidhur që në vitin 2005 niveli i perimetrimit të IST ishte nga më të ultit në botë./albeu.com/

Shtuar më 07/11/2011, ora 14:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori