Seperatistët pro-rusë morën edhe qytetin Kostyantynivka
Një stacion televiziv i Ukrainës, raporton se një grup i personave të armatosur ka marrë mëngjesin e sotëm stacionin e policisë në qytetin Kostyantynivka, që gjendet në rajonin e Donetskut. "News Service Television", ka raportuar se personat e armatosur, kanë hyrë me forcë në ndërtesë dhe tashmë nuk lejojnë stafin të hyjnë në vendin e punës. Sipas raportimeve ende të pakonfirmuara disa persona të armatosur kanë marrë nën kontroll edhe qendrën e këtij qyteti.

Qyteti Kostyantynivka ka një popullësi prej rreth 100 mijë banorësh dhe gjendet rreth 60 kilometra nga Donetsku. Seperatistët pro-rusë kanë marrë deri tani ndërtesat qeveritare në disa qytete në lindje të Ukrainës, ndërkohë që tensionet rriten.

Presidenti i SHBA-së Barak Obama nga Malajzia theksoi se përderisa Rusia nuk po ndërmerr asnjë aksion për t’i kontrolluar forcat proruse në pjesën lindore të Ukrainës, “do të ketë konsekuenca të cilat do të vazhdojnë të rriten”. Në këtë mënyrë ai paralajmëroi sanksione të tjera për Rusinë. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2014, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori