Senja i përgjigjet Koçit për rritjen e dëmeve të paguara: U ul vlera mesatare
Pëlqej
I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News, kryeredaktori i Albeu.com, gazetari Emirjon Senja i është përgjigjur kreut të AMF-së, Ervin Kocit që tha se numri i dëmve të pgauara i këtij viti është mbi 37 mijë.

Pjesa nga deklaratat:

Koçi: Për 10 mujorit e vitit të kaluar kanë qenë gjithsej numri i dëmevepaguara 26 mijë e 500 afërsisht, këtë vit, janë mbi 37 mijë dëme të paguara.

Emirjon Senja: Është shumë e vërtetë që kemi një rritje të dëmevepaguara, por kemi një ulje të vlerës së dëmit të paguar.

Nga 1 janari 2016 1 tetor 2016, kemi 263 mijë lekë vlera mesatare, në 2017 kemi 217 mijë lekë. Nuk do të thotë se ne po fusim makina të vjetra, por më të shtrenjta. Çfarë ka ndodhur?

Koçi: Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me Policinë e Shtetit. Kemi synim që vitin tjetër, numri i makinave të pasiguruara të ulet ndjeshëm. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017, ora 21:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori