E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Sëmuret Mihal Kokëdhima
Rrëzohet kërkesa e Mihal Kokodhimës për t’u liruar nga qelia. Gjatë procesit gjyqësor të zhvilluar në Vlorë, përfaqësuesi i akuzës Saimir Smaka ka kundërshtuar pretendimet e Mihal Kokëdhimës, pronarit të ish-restorant Panorma i cili dhunoi turistët spanjollë se duhet të linte qelinë për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet se Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku po vuan dënimin pasi në muajin gusht u përfshi në një përplasje fizike me një familje spanjolle që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm.

Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët kanë konstatuar se Kokëdhima vuan nga zgjerimi i aortës së zemrës, biznesmeni ka kërkuar heqjen e masës ‘arrest me burg’ në një masë më të lehtë.

Me këto raporte mjekësore, avokati i Mihal Kokëdhimës ka tentuar të bindë gjyqtaren Esmerilda Habili, se klientit të tij i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit.

Gjithashtu mësohet se veç këtij argumenti Kokëdhima ka thënë në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi tani lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë frikë se mund të bjerë në konflikt me të.

Një tjetër argument që ka ngritur Kokëdhima në gjykatë, është dhe fakti se prokuroria e Vlorës gjatë kësaj kohe ende nuk ka kryer një ekspertim financiar mbi dëmin e shkaktuar në prishjen e pronës së personave të përfshirë në konflikt.



Shtuar më 09/10/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori