Sëmundja po e tret, Elvis Naçi: Nuk do t’i mbani dot lotët, ta ndihmojmë 19 vjeçarin (VIDEO)
Pëlqej
Urgjente! Urgjente! Urgjente! O Zot nuk do t’i mbani dot lotët! Të bëjmë diçka për shëndetin e Aqifit për borxhet dhe transportin që ka nevojë familja e tij!”

Ky është postimi Elvis Naçit, në rrjetet e tij sociale me thirrjen dhe shpresën se shqiptarët do të ndihmojnë për shërimin e 19 vjeçarit.

Postimin e Elvisit e kanë shpërndarë edhe bashkëpunëtorët e tij, Sidrit Bejleri dhe Ola Bruko, në mënyrë që thirrja të lexohet nga sa më shumë njerëz, e Aqifi të ndihmohet sa më shpejt.

Stafi i emisionitShqiptarët për shqiptarët” e vizitiu në banesë Aqifin dhe prindërit, të cilët jetojnë në mjerim dhe përballen me borxhe për t’i siguruar djalit të sëmurë transport për në spital. Sëmundja po e tret djalin nga dita në ditë. Nëna e tij thotë me lot në sy se djali është 19 vjeç por peshon vetëm 23 kilogramë.

Nuk ka qene e lehtë rruga për të takuar Aqifin. Mes dëborës dhe ngricës madje duke rrezikuar Elvisi, Sidriti dhe stafi i emisionit morën rrugën me qëllimin e vetëm për të ndihmuar familjen e 19 vjeçarit.

Shtuar më 18/01/2019, ora 13:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori