I dënuar nga gjykata për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, ekstradohet nga Franca Redi Dizdari

Interpol ka ekstraduar nga Franca drejt Shqipërisë, Redi Dizdarin, i cili ishte dënuar nga gjykata me 5 vite burg me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

43-vjeçari Redi Dizdari është arrestuar në Francë. Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte shtetasi Redi Dizdari, me qëllim shitjen te nxënësit e shkollave

Njoftimi:

Redi Dizdari është arrestuar nga autoritetet policore në Francë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 4 vjet e 29 ditë burgim.

Në vitin 2014, në një lokal në rrugën “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë gjetur dhe sekuestruar 106 doza të lëndës narkotike cannabis sativa. Nga hetimet rezultoi se dozat i posedonte shtetasi Redi Dizdari, me qëllim shitjen te nxënësit e shkollave”, sqaron policia.

 


Shtuar 15.06.2023 16:48