Selia e PD, Kongresi i PS reality-show
Me anë të një deklarate deputetët e Partisë Demokratike e kanë quajtur kongresin socialist si premierën e nje reality show krejtësisht të ri për Shqipërinë dhe shqiptarët, “Terapi Grupi”.

Në deklaratë, thuhet se, lideri i opozitës është një i ftuar, i cili flet gjatë për të gjitha dështimet që e përndjekin, në praninë e delegatëve të tij të klonuar, duke shpresuar se artikulimi i dështimeve do ta ndihmojë t’i harrojë.

“Sot, Edi Rama nuk përmendi të vetmin akt që ai mund të ndërmarrë për të ndihmuar shqiptarët, votimin e ligjeve me 3/5 të cilat ai i ka bllokuar. Këto ligje mbështeten plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe do të japin një ndihmesë të madhe në luftën kundër korrupsionit, pastrimit të parave dhe çdo aktiviteti tjetër që do përmirësonte jetën e qytetarëve”, thuhej në këtë deklaratë.

Në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet gjithashtu se, duke patur shumë dështime për të cilat të flasë, Rama mund edhe të ketë vendosur një rekord të ri botëror, duke lënë mbrapa edhe vetë Fidel Castro. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2011, ora 14:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori