Selanik, shqiptari merr përpara policinë në tentativë për tu larguar
Një shqiptar tenton t’i largohet policisë greke, duke përplasur disa makina të forcave të rendit dhe gjatë tentativës t’u larguar, përplaset fizikisht me ta.

Ngjarja ka ndodhur gjatë një operacioni për goditjen e një trafiku të drogës nga Shqipëria.

Policia greke pikasi 3 automjete në qytetin e Selanikut, njëri prej të cileve me targa shqiptare.

Një prej mjeteve, me drejtues shqiptarin 34-vjeç, tentoi të largohej duke kryer manovra e duke përplasur policinë. Brenda atij mjeti policia gjeti 1 kg marijuanë ndersa në banesën e drejtuesit u gjetën edhe 25 kg të tjera.

Atij iu sekuestruan edhe 4 çanta me të cilën transportohej droga nga kufiri, 4 gramë kokainë, 2140 euro dhe 8 celularë.

Në pranga ranë dhe dy drejtuesit e tjerë te mjeteve, 44 dhe 50-vjeç
Shtuar më 22/09/2019, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori